Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë në Korçë, i moshuari hidhet nga pallati. Detaje nga policia

Ngjarje e rëndë në Korçë, i moshuari hidhet nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë ku një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës dhe është hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se burri me iniciale Gj.K ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur ka kryer vetëvrasjen

Sipas policisë viktima jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Njoftimi paraprak i policisë:

 Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit