Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë në Mat, vritet me breshëri plumbash 60-vjeçari

Ngjarje e rëndë në Mat, vritet me breshëri plumbash

Një ngjarje  rëndë ka ndodhur pak më parë në Mat ku një 60-vjeçar është vrarë me armë zjarri teksa hynte në shtëpi.

Burime të policisë bëjnë me dije se viktima i identifikuar si Hajredin Lleshi i cili është qëlluar me breshëri plumbash.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj dhe paraprakisht dyshohet se motivi është hakmarrja. Rreth 4 vite më parë, me të njëjtën mënyrë vrasjese është ekzekutuar edhe vëllai i viktimës së sotme, Xhavit Lleshi. Në vitin 2013, 48-vjeçarit Xhavit Lleshi iu zu pritë për herë të dytë dhe u qëllua për vdekje me 15 plumba.

 

Të fundit