Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë në Shkodër, burri vret gruan me armë zjarri

Ngjarje e rëndë në Shkodër, burri vret gruan me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku burri ka qëlluar për vdekje gruan me armë zjarri.

Burimet paraprake të policisë bëjnë me dije se autor është Beqir Gjilaj 83-vjeç i cili ka qëlluar me armë dhe ka vrare gruan e tij, Lumturie Gjinaj, 45­ vjeç.

Mënjehërë pas ngjarjes autori është arrestuar nga policia dhe po i nënshtrohet marrjes në pyetje. Mësohet se ai kishte qenë njëhere i dënuar, pasi 17 vite më parë kishte vrarë edhe gruan e parë dhe pas dënimit ishte martuar me 45-vjeçaren, të cilës i mori jetën sot. Policia ka nisur hetimet. Paraprakisht thuhet se mes tyre ka pasur debat për motive të dobëta, por ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Të fundit