Flash News

KRYESORE

Ngjarje e rëndë në Shkodër, mbytet në lumë 9-vjeçari

Ngjarje e rëndë në Shkodër, mbytet në lumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një i mitur është mbytur në në lumin e Gjadrit.

Burime të policisë bëjnë me dije se 9-vjeçari me iniciale F.M ka gjetur vdekjen rreth orës 10:50.

Mësohet se i mituri shoqërohej nga nëna e tij 42-vjeçare me iniciale M. M.

Kjo e fundit është futur në lumë për të shpëtuar të birin, por nuk ka mundur të bëjë gjë. Ajo ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit