Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Pa mbaruar jehona e një ngarjeje, ndodh tjetra, aq sa policia, qytetarët janë hutur kaq shumë nga dinamika e tyre saqë nuk arrijnë as të mbledhin veten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në zonën e njohur si Fresku. Nga te dhenat e para mesohet se nipi ka qelluar me thike gjyshen dhe gjyshin, te cilet jane derguar me urgjence ne spital ne gjendje te rende. Ngjarja eshte per motive banale, pasi adoleshenti ka reaguar keq, duke plagosur te moshuarit, pasi nuk i dhane leke.
Policia njofton se “më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Në rrugën “Muhamet Deliu”, shtetasi Beniamin Kasa, 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.”