Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Në librin ‘Origjinat e Totalitarizmit’, Hanah Arendt, thotë se “subjekti ideal i një regjimi totalitar nuk është nazisti i bindur, as komunisti i bindur, por njerëzit për të cilët dallimi midis faktit dhe fiksionit, dhe dallimi midis të vërtetës dhe të rrejshmes nuk ekziston”. Tërë komunikimi i këtyre regjimeve synon zhdukjen e këtij dallimi. Veç prodhimit të gjuhës, krijimit të klisheve, zaptimit të hapësirës në media, sajimit të ngjarjeve, apo krijimit të realiteteve të paqena etj, këto regjime, kur nuk kane zgjidhje tjetër, mundohen ti çojnë drejt vdekjes të vërtetat. Ka raste kur ngjarje problematike, ndodhi që dëshmojnë lidhjen e regjimit, të njerëzve të tij të rëndësishëm me krime nuk mund të mbulohen. Ka raste kur akte që dëshmojnë përfshirjen e qartë në korrupsion, apo thyerje të tjera të drejtuesve të lartë, nuk mund të fshihen, për to nuk mund të ndërtohet aty për aty një realitet tjetër që t’u mbivendoset. Ka raste kur gjuha apo klishetë e regjimit nuk kanë fuqi të thonë diçka tjetër nga ngjarja e zbuluar, atëherë regjimi përpiqet t’i lërë të vdesin vetë këto ngjarje, akte apo dëshmi.
Pa hyrë në historinë e mandatit të parë të kësaj qeverie, ne mund të shohim se gjithë ky vit, nga shtatori i vjetshëm, është shpenzuar nga qeveria vetëm në përpjekje për të çuar drejt vdekjes dëshmi të lidhjes dhe përfshirjes së Kryeministrit, ministratve apo zyrtarëve të tjerë të lartë, me shkelje, korrupsion apo krim.
Kështu, zbulimit nga përgjimet në Itali të përfshirjes së mundshme të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafik droge, qeveria iu përgjigj me këtë teknikë. Ajo nuk kishte mundësi të thoshte se përgjimi ishte i gënjeshtërt, nuk kishte mundësi të përdorte klishetë se “kemi policinë që duam”, “ky është ministri më i suksesshëm”, “hoqëm këmbën e krimit nga policia” etj. Kryeministri Rama dhe njerëzit e tij gati e shitën Tahirin, por një rrethanë brenda qeverisë duket se e riktheu pas shitjen. Nga ai moment Tahiri nuk u lejua të arrestohej, u pengua Prokuroria dhe çështja u la të vdesë në burokracinë e hetimeve të Prokurorisë, e cila siç dihet u mor nën kontroll nga qeveria me emërimin e Arta Markut. Kryeministri dhe ministra, njerëzit e tjerë të pushtetit për një ngjarje kaq të madhe, për një akuzë të jashtëzakonshme si ajo e përfshirjes së ministrit të Brendshëm në trafik ndërkombëtar, vendosën t’i hedhin njerëzit në një pellg ku fakti dhe fiksioni nuk dallohet, dhe ku e vërteta dhe e rrejshmja nuk dallohet. Duke mos mbajtur një qëndrim ndaj ministrit Tahiri, duke mos e lejuar arrestimin e tij, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për mënyrën se si kishte qeverisar Tahiri në katër vite, duke mos thënë asgjë për mbjelljen e hashashit, për grupin Habilaj, etj., qeveria e shtyu drejt vdekjes çështjen. Sot ajo është vetëm një çështje mes mijërave në dosjet e Prokurorisë.
Çështja e përfshirjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Xhafaj, ndoqi të njëjtën rrugë. Saktësisht, siç bëjnë regjimet totalitare, Rama dhe qeveria e lanë edhe këtë të vdesë vetë në pamundësi të thonë se “ministri Xhafaj është i ndershëm dhe nuk dinte asgjë për statusin e të vëllait”, se “vëllai i tij nuk merrret me trafik”, se standardi i mos dorëheqjes është standard demokratik”, etj. Me nxitim, qeveria u mundua ta zhvendosë dallgën që ra mbi të mbi përgjimin e vëllait të ministrit, ku dyshohej se ai merrej me trafik droge, duke folur për manipulim në përgjim dhe duke e larguar vëllanë e ministrit jashtë. Këto dy lëvizje ishte kusht thelbësor që ngjarje të shkonte drejt vdekjes vetë. Po të ishte këtu vëllai ngjarja nuk do të vdiste, e vërteta do të zbulohej, ndërsa kështu askush nuk di ku është fakti dhe ku është fiskioni, cila është e vërteta dhe cila e rrejshmja në gjithë këto histori tronditëse në qendër të së cilës është ministri i Brendshëm. Tashmë, Prokuroria, e cila si në çdo regjim me ngjyra totalitare është nën kontrollin dhe bën lojën e qeverisë, e ka futur në rrugën pa kthim të vdekjes. Ekspertiza mbi përgjimin nuk po vjen kurrë, hetimet mbi ndihmën, apo jo, që iu dha vëllait të ministrit nuk do të thonë asnjëherë asgjë.
Çështja e deputetit Alket Hyseni, i cili dyshohej se kishte grabitur prona në bregdetin e Jugut të vendit u bë çështje e rëndësishme pas publikimit të denoncimeve nga qytetarët dhe nga opozita të disa dyshimeve dhe dokumenteve. Çështja u bë aq e fortë sa Kryeministri, në një moment ‘e shiti’ deputetin duke i kërkuar që të mbrohej vetë. Deputeti thjesht mohoi, Kryeministri nuk foli fare. Qeveria, në tërësi, në pamundësi të prodhonte një realitet tjetër ku të fliste për deputetin “e pakorruptueshëm apo për ndershmërinë e tij” etj., vendosi ta lërë çështjen të vdesë, në mënyrë që njerëzit të mos dallonin asgjë mbi faktin apo fiksionin në këto akuza për grabitje të pronës. Prokuroria bëri detyrën duke e harruar. Sot, deputeti Hyseni nga funksionar në qendër të akuzave publike, dhe në vështirësi për t’u shpjeguar dhe mbrojtur, ka tejkaluar gjithçka dhe duket sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Çështja e 6 milionë eurove të ardhura me makinën Toyota Yaris, pati po këtë fat. Pas një debati dy ditor në të cilin qeveria dhe funksionarë të lartë të saj nuk mund të luftonin me klishetë se “qeveria ka luftuar krimin”, “se nuk ka ministra apo zyrtarë të lartë të lidhur me krimin dhe trafikun”, e shtyu drejt vdekjes dhe bëri që, për njerëzit, dallimi fakt dhe fiksion të mos ekzistojë. Edhe në këtë rast, Prokuroria bëri të njëjtën gjë duke mbikqyrur vdekjen e çështjes.
Pak ditë më parë dolën përgjime që deputeti Çyrbja ka bashkëpunuar me njerëz të bandës së Shullazit. Kryeministri nuk foli, qeveria jo. Vetë deputeti tha se ai kishte shpjeguar gjithçka në Prokurori dhe se ishte në rregull. Pra, asgjë. Për një ngjarje kaq të madhe, për nëj dyshim kaq të madh, për një përgjim që tregon bisedat me antarë të bandës, reagimi është asgjë në përpjekje për ta lënë çështjen të vdesë. Kudo në botë, për çdo deputet, një përgjim i tillë do të ishte shkatërrimtar. Sërish, Prokuroria asgjë.
Dy ditë më parë një tjetër ngjarje e rëndë u zbulua. Një njeri i akuzuar për trafik droge dhe lidhje me bandën e Aldo Bares, është kapur në biseda me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Balla. Asnjë qëndrim nga Kryeministri, asnjë reagim nga Qeveria. Vetë Balla tha se e njihte dhe kishte miqësi me të dyshuarin, por nuk e kishte ndihmuar për asgjë. Balla tha se për këtë, gazetarët apo opinioni mund të pyeste vetë të dyshuarin. Me kaq ai mbylli gjithçka. E pabesueshme. Pra, njerëzit dhe gazetarët duhet të pyesin të dyshuarin e arrestuar në Greqi, mik i Ballës, nëse e ka ndihmuar apo jo atë Balla. Po të ndodhte që kryetari i deputetëve të “En Marche” të Macron në Francë, apo të CDU-së së Merkel në Gjermani, apo të Syrizas së Cipras në Greqi, të kapeshin në biseda me një të arrestuar për trafik droge, dhe ky deputet të thoshte se ‘unë nuk e kam ndihmuar dhe shkoni e pyeteni’ do të kishte ndodhur hataja. Por, me këtë qëndrim të Ballës, me mosqëndrimin e Ramës, me lënien e çështjes në Prokurori, ajo u fut në rrugën e vdekjes.
Lënia e çështjeve të vdesin, kur ato nuk mbrohen ndryshe, nuk bëhet nqs instiutucionet nuk janë të gjitha në një dorë, dhe në qoftë se media nuk është mekanizmi kryesor në këtë vdekje të organizuar. Çështja është nëse mund të jetojë gjatë një regjim i tillë, mund të mbetet i gjallë dhe vital kur ai rrethohet nga institucione të vdekura që çojnë drejt vdekjes shqetësimet e regjimit. Këto regjime nuk jetojnë kurrë gjatë, madje kur ato mbrohen në këtë mënyrë, ato janë në fund.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38