Flash News

KRYESORE

Ngjarjet në Athinë, Ministria e Jashtme thërret sërish ambasadoren greke: Distancohuni

Ngjarjet në Athinë, Ministria e Jashtme thërret sërish

Ministria e Jashtme ka thirrur në një takim ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani. Kërkesa erdhi pasi ngjarjeve të ndodhur në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.

Gjatë takimit, ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.

Po kështu, MEPJ theksoi nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

 

Të fundit