Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ngjela del sërish kundër Ramës: Qeveri mediokre që kërkon bllokimin e ‘Drejtësisë’; e ardhmja në dorë të Ruçit
Ishte mundësia e fundit që Spartak Ngjela të merrte në dorë Ministrinë e Drejtësisë dhe emri i tij u përfol në disa media përpara se Edi Rama të bënte publike emrat e ministrave të rinj. Megjithatë, tashmë që qeveria e re është bërë e ditur dhe avokat Ngjela ka mbetur jashtë saj, kanë nisur njëkohësisht kritikat për kryeministrin.
Ngjela e konsideron qeverinë e dytë të Ramës si mediokre, e cila ka për qëllim të bllokojë reformën në drejtësi, në funksion të marrëveshjes Rama-Basha. Ndonëse prej muajsh fliste për Ramën si njeriun e amerikanëve që do shkundte drejtësinë shqiptare, sot Ngjela e sheh kryeministrin si rrezikun e kësaj reforme, nga e cila ai rrezikohet.
Tërheq vëmendje fakti se avokati e sheh shpëtimin e reformës te Gramoz Ruçi. Ai kërkon zgjedhje brenda Partisë Socialiste për të zëvendësuar Edi Ramën si kryetar.
Reagimi:
Qeveria Rama 2
Një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi, në funksion të marrëveshjes Rama Basha.
Marrëveshja Rama - Basha, e marrë në kthina të fshehta, po të funksionojë, është antireformë dhe është njëherësh edhe antiamerikanizmëm.
Por, a do të funksionojë?
l.
Amerikanët i ofruan Ramës katër shqiptarë të diplomuar në Amerikë, të katër mbi 40 vjeç, që punojnë në Amerikë në institucione prestigjoze, dhe ky nuk pranoi t'i bëjë pjesë të qeverisë së tij.
Kjo kuptohet se vjen si pasojë e marrëveshjes së fshehtë Rama- Basha, e cila kapet sak se, në thelb, ka bllokimin e Reformës antikorrupsion.
Po çfarë është marrëveshja Rama -Basha?
Kjo marrëveshje skutash është frikë nga Reforma - ky është motivi kryesor i saj.
ll.
Kuptohet tani se Rama pati shpresë që Reforma të bllokohej nga Berisha. Por kur e pa në prill që kjo nuk ndodhi, e kapi për krahu Bashën e kërcënuar nga Brian Yee, dhe, nëpër kthina i kërkoi atij bashkim kundër Reformës.
Basha i hutuar dhe Saliu i shokuar nga politika amerikane , e morën si shpresë të re edhe për veten e tyre. Prandaj të dy palët nuk bënë fare fushatë në zgjedhjet e qershorit, sepse donin që PS të mos merrte 71 deputetë, dhe shumicën për qeverinë kjo ta bënte me Partinë Demokratike.
Por shqiptarët u treguan me stil elektoral të lartë këtë here: abstenuan demokratët masivisht, dhe kjo ishte arsyeja që Rama mori 74 deputetë.
Tani Rama nuk e ka në dorë alibinë e bashkimit me PD-në.
Po çdo të bëjë?
lll.
Gjithçka e kishin strukturuar te fakti që, pasi PS nuk do të merrte 71 deputetë, atëherë bashkë të bënin lojën e numrave në Parlament. "Do Basha apo nuk do Basha...unë nuk kam ç'të bëj!", e të tilla broçkulla sotollatëse; por plani ka qënë dhe mbetet ndryshimi i kushtetutës së korrikut të vitit 2016.
Rama atë ditë kur u miratua kushtetuta e re mbeti pa frymë, se nuk ia merrte mendja që do të lëshonte pe Berisha.
Por...
Konkluzioni tani është që Reforma antikorrupsion i kap të tre edhe Berishën, edhe Ramën edhe Bashën.
Kjo është risia që na solli marrëveshja Rama - Basha: edhe Rama penalizohet nga Reforma.
Atëherë, ç'pritet të ndodhë?
lV.
Por, këta të tre, a mund ta ndryshojnë kushtetutën, dhe çfarë duan të arrijnë me këtë hap të përbashkët?
Ndryshimi i kushtetutës këtyre iu duhet për të futur në lojë Gjykatën Kushtetuese që kjo pastaj të ketë hapësirën kushtetuese të bllokojë të gjitha ligjet e miratuara ndërkohë dhe që kanë filluar ndërkaq të zbatohen.
Por këtë nuk mund ta ndërmarrin si hap edhe pse e mendojnë.
Si rregull, frika e kalamanizon gjithmonë burrin që nuk ka dimension. Basha dhe Rama duken që janë kalamanizuar, dhe prandaj i kanë hyrë detit në këmbë.
As kushtetuta dhe as ligjet e miratuara nuk mund të amendohen apo të ndryshohen me qëllim antireformë, sepse gjendja përshkallëzohet nga presioni amerikano-europerëndimor. Por a mos vallë këta të tre e duan ndërkohë destabilizimin e Shqipërisë për të shpëtuar korrupsionin?
V.
Po Partia Socialiste a mund ta pranojë këtë marrëveshje?
Kjo është dhe frika e Ramës.
E keni parë sesi i "kreh bishtin" Gramoz Ruçit? Dhe, e keni dëgjuar sesi Berisha Godet Ruçin?
Sepse, siç duket, Gramoz Ruçi është kundër, por ndërkohë pritet të jetë edhe Kryetar Kuvendi.
Marrëveshja Rama - Basha nëse do vihet në forcë, sigurisht që është antiamerikanizëm. Por, a mund ta pranojë Ruçi dhe politikanët e tjerë të PS-së që ta fusin sërish partinë e tyre në antiamerikanizëm?
Kjo është e pamundur, se edhe politikanët e tjerë që Rama ka dashur t'i eliminojë nuk mund ta pranojnë idenë e vjetër të antiamerikanizmit, se ata me shumë vështirësi, mezi e futën Partinë Socialiste në Perëndim.
Por a ka një zgjidhje ky veprim infantil i Ramës.?
Ka një hap, që socialistët duhet ta ndërmarrin, se Rama është në çorientim psikik të frikës nga goditja antikorrupsion.
Socialistët duhet të zgjedhin një kryetar të ri të partisë së tyre që të jetë politikan dhe të mos e trembë Reforma, e cila nuk ka fare mundësi bllokimi. Ajo do të zbatohet. Se i trembur nga Reforma siç është, Rama mund të bjerë në aventurizëm antiperëndimor.
Dhe opcioni i kryetarit të ri tani duket se është në dorë të aktit politik që mund të ndërmarrë Gramoz Ruçi. Por a do ta ndërmarrë ky këtë hap?
Nëse Rama vijon me marrëzinë Basha, ky hap duhet ndërmarrë. Të mos harrojmë se Ruçi e emëroi kryetar Ramën në vitin 2005.
Të shohim se si do precipitojnë ngjarjet...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38