Flash News

KRYESORE

Ngjela e konsideron qeverinë Rama si më të dobëtën e të gjitha kohërave në Shqipëri

Ngjela e konsideron qeverinë Rama si më të dobëtën e

Avokati Spartak Ngjela mendon se qeveria Rama është më e dobëta që nga krijimi i shtetit shqiptar.  Ai kritik është për mënyrën se si u menaxhua periudha pas rënies së tërmetit.

"Kjo është qeveria më e dobët e të gjitha kohërave në 100 vjet në Shqipëri. Qeveria më aproprofesionale dhe i ra në kokë një gjendje e rëndë e tërmetit të cilën nuk e zgjidh dot, nuk ka profesionistë. Kush e ka zgjedhur ti kërkojë llogari.”, tha ai në “Ora News”

Ngjela mendon se ndaj kryeministrit duhet që të ishte ngritur akuzë, duke qenë se në arkën e shtetit mungonin paratë për emergjencat.

Gjithsesi, avokati është optimist se situata do të ndryshojë, tani që SPAK ka nisur punën.

“Gjendja është shumë rëndë, njerëzit janë në çadra, qeveria nuk kishte para emergjence, mungesa e parave të emergjencës në çdo ve të botës fut kryeministrin në akuzë, patjetër.

Këtu nuk çan njeri kokën fare. Pse? Sepse nuk ka qenë SPAK deri tani, shyqyr që doli SPAK ti vëmë frerë këtyre sepse ky tërmet, është vepër e korrupsionit shqiptar dhe mafias së ndërtimit. Nuk do të kishte asnjë vdekje, dëme mund të kishte por vdekje jo.”

Të fundit