Flash News

KRYESORE

Ngjela mbështet Eduard Selamin në zgjedhjet e nesërme, i bashkohet edhe Mesila Doda

Avokat Spartak Ngjela ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e Eduard Selamit për kreun e PD, dhe beson se të njëjtën mbështetje ai gëzon nga Uashingtoni.

Ngjela ka publikuar një status ku shkruan se politika amerikane ka dhënë mbështetje për Selamin, nisur vetëm nga fakti se kandidati në fjalë ka dhënë një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’.

Me këtë konstatim të Ngjelës është dakord edhe Mesila Doda, ish-deputete e PD-së, sot pjesë e PDIU-së. Kjo mbështetje e Dodës për Selamin vjen pas përplasje të forta që ajo ka patur me Lulzim Bashën gjatë fushatës elektorale. Gjithsesi, zonja Doda do e ketë të pamundur të përballet me Bashën në Kuvend në katër vitet e ardhshme për shkak se nuk arriti të zgjidhet deputete dhe fati i partisë së saj është në rrezik pasi edhe kryetari Shpëtim Idrizi mbeti jashtë Kuvendit.

Deputeti i PD thirrje demokratëve: Nesër bashkohemi për betejat e vështira politike

Të fundit