Ngjela zbulon të vërtetën e ikjes së Ramës në Serbi për Shengenin ballkanik, fshihet Rusia

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Beograd pasi i trembet rrëzimit nga pushteti.

“Gjithë klasa politike në Shqipëri është e trembur sepse gjendet nën akuzë. Që kur ka dalë Kushtetuta që kemi, sapo të përfundojë SPAK-u këta janë të gjithë nën akuzë. Kjo është frika politike e humbjes së pushtetit, por këtu është më e rëndë sesa kaq.

Flasim për takimin me Vuçiç. Mund të themi se ajo është kërkesë e politikës ruse para nja 6-7 muajsh, për krijimin e “Shengen-it Ballkanik”, në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një sëmundje të vjetër. Sa herë që kërcënohen liderët se do të rrëzohen në funksion të shkeljeve shkojnë në Beograd. Ka një arsye për këtë, Serbia ka 2/3 e territorit shqiptar.”, tha Ngjela në emisionin “360 gradë” në ora News.