Flash News

KRYESORE

Ngjitet në katin e 15-të për foto, vdes 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen,  pasi ka rënë poshtë një kanali ajrimi në qendrën tregtare Sarca në Milano.

Djali italian ishte ngjitur me shokët e tij në çatinë e ndërtesës për të bërë një selfie ka rënë në tubin e ventilimit duke fluturuar nga 25 metra lartësi.

“Donim të bënim një selfie për të treguar që ishim ngjitur në majë të kinemasë Skyline’, kanë treguar miqtë e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 të së shtunës. 15-vjeçari u transportua në spital por si pasojë e plagëve të marrë nuk mundi të mbijetojë.

Të fundit