Ngjiti tri shkallë njëherësh/ ‘Sekretarja që u emërua diplomate nga Ditmir Bushati’ i shpalos kualifikimet Top Channel: E trishtueshme!

Vjen një tjetër reagim i përmendur mbrëmë në emisionin ‘Top Story’, si pjesë e emërimeve në fushën e diplomacisë përmes shkeljeve ligjore nga ish Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ndër to ishte edhe Orjana Mullisi, e cila sipas investigimit të Top Channel, u emërua nga sekretare në diplomate në Bruksel, pa i plotësuar më parë kriteret ligjore të këtij pozicioni.

Në një reagim në rrjetet sociale,  Orjana Mullisi shpalos të gjitha kualifikimet, për të sqaruar versionin e saj në lidhje me investigimin e Top Channel.

Reagimi:

Nje sqarim per median Top Channel meqenese me ka cituar emrin.

Orjana Mullisi ka mbaruar studimet bachelor ne Fakultetin e Drejtesise me mesatare mbi 9 e me pas ka fituar nje burse te plote nga Bashkimi Evropian per te ndjekur studimet master ne drejtesi (studime Evropiane dhe Nderkombetare) ne universitetin KU Leuven ne Belgjike i cili renditet ne 50 universitetet me te mire ne bote.

Orjana Mullisi ka rezultuar e para ne provimin e Departamentit te Administrates Publike (per statusin e nepunesit civil) e ka punuar ne drejtorine e BE-se ne MEPJ per gati 2 vjet.

Orjana Mullisi eshte zgjedhur midis 5 nepunesve civile me te mire ne Shqiperi nga programi EU Scheme for Young Professionals, gjenerata e I (program i Komisionit Evropian ne bashkepunim me British Council)

Orjana Mullisi eshte postuar se bashku me koleget e te njejtit brez me te njejten grade sikurse ata pa asnje diferencim ne perputhje me profilin e saj ne Misionin e RSH ne BE (te tjere te rinj te te njejtit brez jane postuar sipas profileve ne ambasada e misione perkatese) pjese kjo e politikes per promovimin e te rinjve ne perputhje me legjislacionin perkates.

Orjana Mullisi ka nje sere trajnimesh te gjitha ne fushen e BE e eshte autore e dy botimeve shkencore madje se fundmi ka fituar nje burse te plote ne Universitetin e Gjeneves per studime te avancuara ne Qeverisjen Evropiane dhe Nderkombetare.

P.S. Vazhdimisht degjojme thirrjen per promovimin e te rinjve ne vendin tone por ne realitet perballemi me perbaltjen e perdhosjen e figures se tyre. E trishtueshme!

U përmend në listën e ‘skandaleve të diplomacisë’/ Reagon djali i diplomatit: Lajm i pavërtetë, Top Channel një vegël partiake