Flash News

KRYESORE

Ngjyra nga e cila nuk heqin dot dorë shqiptarët, e as deputetët

Njëjtë si çdo të enjte, Politiko sjell momente nga parlamenti dhe seanca plenare që nuk transmetohen në televizion: përqafime, biseda, ekspozimi i veshjeve e detaje nga deputetët e Shqipërisë.

Edhe sot, ngjyra që mbizotëroi më shumë në radhën e deputetëve ishte ajo blu. Një ngjyrë që meshkujt shqiptarë e kanë shumë qejf kur bëhet fjalë për të zgjedhur kostumin.

Ngjyra blu sidomos ajo e nuancës së hapur (si ajo që ka veshur deputeti Pjerin Ndreu), nuk është ngjyra më e mirë e mundshme për një veshje klasike, përveç faktit të bën të dukesh dhe më i vjetër.

Ndër dy deputetët që ishin veshur më bukur, sot veçojmë deputetin më të ri të Parlamentit, Halil Jakimi dhe ish-ministri Arben Ahmetaj.

Jakimi është ende një figurë e re në politikën shqiptare, por siç duket edhe në foto, ai ka bërë zgjedhjen e duhur për paraqitjen e tij të tretë në Parlament.

Të fundit