Flash News

KRYESORE

Ngrica në rrugë, devijohet qarkullimi në Tiranë

Ngrica në rrugë, devijohet qarkullimi në Tiranë

Ulja e temperaturave e shoqëruar me ngrica ka bllokuar aksin Qafë-Kashar-Rinas që lidh Tiranën me qytetet e tjera përreth, ashtu si edhe me aeroportin.

Ky aks rrugor këtë mëngjes ka zbardhur i mbuluar nga ngricat e shumta, duke bërë që automjetet ta kenë të pamundur të qarkullojnë dhe të bllokohet në të dyja krahët e saj.

Për të shmangur aksidentet, policia rrugore ka devijuar lëvizjen e mjeteve në segmenin Vorë-Rinas, ndërsa shton shërbimet e sigurisë dhe këshillon shoferët të bëjnë shumë kujdes.  

Policia bën me dije se akuj ka dhe në rrugën e Farkës dhe atë të Dajtit. 

 

Të fundit