Flash News

KRYESORE

Ngricat, ARRSH njofton për akset rrugore të kalueshme me zinxhirë

Ngricat, ARRSH njofton për akset rrugore të kalueshme me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar qytetarët për situatën e akseve rrugore në vend si pasojë e ngricave. ARRSH njofton se në rajonin verior gjatë natës nuk ka pasur reshje, por është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë: Domaj-Draj Reç; Ura e Cerenecit-Stebleve; Kuben-Vasije; Peshkopi-Qafë-Drajë; Peshkopi-Ushtelencë; Qafë Bualli-Krastë; Trebisht-Doganë. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente. Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.

Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir. Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për parandalimin e ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

 

Të fundit