Flash News

KRYESORE

Ngricat, ARRSH njofton për rrugët ku ndeshen vështirësi në qarkullim

Ngricat, ARRSH njofton për rrugët ku ndeshen vështirësi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mëngjesin e sotëm se cilat janë rrugët ku automjetet ndeshin vështirësi në qarkullim.

Në Qarkun Korçë, gjatë natës reshjet e dëborës u ndërprenë. Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.

Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në aksin Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë. Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir.

Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në kilometrin e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.

Të fundit