Ngrihen 6 pika emergjence në Tiranë për banorët në nevojë

Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës njoftoi se janë ngritur 6 pika të emergjencave në ambiente të hapura, ku mund të shkojnë të gjithë ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Gjithashtu, shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë të pranishme në këto pika