Flash News

KRYESORE

Ngrihet KLGJ-ja, emrat e gjyqtarëve që janë pjesë

Ngrihet KLGJ-ja, emrat e gjyqtarëve që janë pjesë

Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot ishte radha e gjyqtarëve për të votuar për anëtarët që do të jenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga gjykatat e shkallëve të para, janë zgjedhur për të qenë anëtarë të KLGJ-së, Dritan Hallunaj, gjyqtar i Krimeve të Rënda, Blunilda Kadi, gjyqtare e Tiranës dhe Marçela Shehu, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Shehu u zgjodh automatikisht pasi ishte gjykatësja e vetme garuese nga Gjykatat e Rretheve.

Ndërkohë, nga Gjykata e Lartë u zgjodh automatikisht Medi Bici, si kandidat i vetëm. Ndërsa nga Gjykatat e Apeleve, u zgjodh automatikisht Brikena Ukperaj, nga Gjykata e Apelit Vlorë, dhe pas votimit u zgjodh edhe gjykatësi i Apelit të Tiranës, Ilir Toska.

Të fundit