Flash News

KRYESORE

Ngrihet KLP-ja, emrat e gjashtë prokurorëve që janë pjesë

Ngrihet KLP-ja, emrat e gjashtë prokurorëve që janë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka tashmë gjashtë prokurorët anëtar. Nga votimi i Prokurorëve të Shkallës së Parë kanë rezultuar fitues Gentian Osmani, Prokuror tek Krimet e Rënda; Besnik Cani, i emëruar prokuror në Elbasan si edhe Antoneta Sevdari, prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Nga Prokuroria e Apelit, janë shpallur automatikisht fitues Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë dhe Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër.

Ndërkohë, nga votimi i Prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri ka dalë fitues ndaj Anila Lekës.

Këshilli i Lartë u Prokurorisë përbëhet 11 anëtarë, 5 janë zgjedhur me herët nga shoqëria civile, ndërsa sot u përzgjodhën edhe 6 anëtarët që vijnë nga organi i akuzës.

Të fundit