Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ngrihet në këmbë Ziadin Sela, ndihet më i fortë se kurrë më parë
Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela çohet në këmbë më i fortë se asnjëherë më parë. Siç ka arritur të sigurojë portali TetovaSot nga Spitali i Tetovës, Ziadin Sela është parë duke biseduar me miqtë dhe mjekët i ulur në karrige ku gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Shumë shpejt do të jetë ballë maqedonaseve në Parlamentin që tani falë tij flet edhe shqip.
Ziadin Sela është deputeti i cili natën e 27 prillit e pësoi më shumë nga huliganët maqedonas të cilët e goditën me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup. Sela u tërhoq zvarrë nga huliganët duke e mbajtur edhe peng ku më pas ekipet mjekësorë e kanë veshur me bluzë tjetër duke e maskuar për ta nxjerrë jashtë Kuvendit për të transferuar në Spitalin e Shkupit.
Dhuna e huliganëve maqedonas u bë kur shumica parlamentare në Maqedoni votoi deputetin e BDI-së, Talat Xhaferin si krye parlamentar të ri shqiptar ku në mesin e tyre u lënduan shumë deputet, punonjës administrativ të Kuvendit dhe gazetarë.