Flash News

KRYESORE

Ngrihet SPAK, KLP zgjedh në mënyrë unanime 8 anëtarët e parë

Ngrihet SPAK, KLP zgjedh në mënyrë unanime 8 anëtarët e

Ngrihet tashmë Struktura e Posaçme Anti-korrupsion e njohur ndryshe si SPAK, e cila do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Me 11 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tetë anëtarët e parë të SPAK që janë:

Altin Dumani,

Arben Kraja,

Behar Dibra,

Edvin Kondilli,

Elida Celami(Kaçkini),

Ened Nakuçi,

Enkeleda Millonai,

Klodian Braho

Pas emërimit të tyre, pritet që të bëjnë betimin në presidencë më 19 dhjetor, ndërsa kreu i KLP, Gent Ibrahimi hapi garën për drejtuesin e SPAK, ku kandidatët kanë 15 ditë kohë për të aplikuar.

Prokurorët e SPAK betohen për një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi. Ndërkohë, me ngritjen e kësaj strukture shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe.

BKH ose Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë një strukturë e specializuara për hetimin e korrupsionit dhe do të jetë në varësi të SPAK.

Të fundit