Flash News

KRYESORE

Ngrihet statuja e Trump në Slloveni, vendlindjen e bashkëshortes së tij

Një statujë me lartësi 7 metër e gjysëm e presidentit amerikan Donald Trump, është ngritur në kryeqytetin slloven, Ljubjana.

Statuja është prej druri dhe është vënë në një truall privat në fshatin Sela pri Kamniku, rreth 20 milje nga Ljubjana, prej nga e ka origjinën edhe bashkëshortja e presidentit Trump, Melanie.

Statuja qendron me grushtin lart dhe me një pamje të egër në fytyrë, e bojatisur me një kostum blu dhe një kravatë të kuqe.

Gjatë një interviste për një nga televizionet lokale, personi që e ka bërë këtë statujë tha se kishte ndërmend ta paraqiste Trumpin në rolin e një superheroi, apo të Statujës së Lirisë.

Të fundit