Flash News

KRYESORE

“Ngrihu o popull se po na shtypin”, vijon protesta e studentëve në Universitetin e Elbasanit

“Ngrihu o popull se po na shtypin”, vijon protesta e studentëve

Studentët në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, po vijojnë protestat, duke bojkotuar mësimin me pankarta në duar.

Ndërkohë që nëpër auditore është shtuar pjesëmarrja e studentëve në mësim krahasuar me javët e kaluara, këtë të hënë një grup i vogël studentësh të mbledhur brenda ambienteve të godinës kryesore iu kanë bërë thirrje kolegëve për t’u solidarizuar me protestën që vazhdon prej një muaji.

Grupi i protestuesve ka mbajtur në sfond një pankartë me mbishkrimin “Ngrihu o popull se po na shtypin”.

Ndërkohë, po ashtu në Tiranë studentët vijojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre duke  bllokuar edhe hyrjet përkatëse.

Të fundit