Flash News

KRYESORE

Ngritën zërin për lokalet e natës, procedohen 5 organizatorët e protestës së djeshme

Ngritën zërin për lokalet e natës, procedohen 5

Policia ka proceduar 5 organizatorët e protestës së djeshme para kryeministrisë, të cilët u shprehën kundër ashpërsimit të masave për hapjen e lokaleve dhe diskove të natës.

Referuar protestës së 20 korrikut, u proceduan penalisht 12 persona si organizatorë, ndërkohë që dje u proceduan 5 organizatorë, pasi organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë.

Konkretisht janë proceduar Bislim Lakna, Klodian Leka, Darjo Çoclli, Bledi Ndreca, Ardit Fera dhe Eden Kollcinaku.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 5 shtetas, organizatorë të tubimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip “Volksëagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 20 vjeçe, pasi në Golem, u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u kap dhe u ndalua shtetasja A. P., 37 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. GJ., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar mesditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit