Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Ngriti zërin pas rezultatit të VAR-it, Igli Tare gjobitet nga Komisioni i Disiplinës
Drojtori sportiv i ekipit të Lazios, Igli Tare, është dënuar nga Komisioni i Disiplinës në Itali pasi protestoi ashpër për penalltinë e dhënë në favor të Spalit.
Gjithçka ndodhi kur lojtari i Spalit tha se nuk kishte kontakt, por arbitri akordoi një 11 metërsh në favor të ekipit vendas edhe pas “konsultimit” me systemin VAR, penallti e cila u shndërrua në gol.
Më pas Tare ka vijuar të ngrejë zërin duke sharë VAR-in edhe pas ndeshjes, sjellje e cila i është përkthyer në një gjobë prej 5 mijë eurosh.
Ndërkohë, në momentin e 11-metërshit edhe Strakosha u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari për protesta.