Flash News

KRYESORE

Ngritja e SPAK, Gent Ibrahimi: Jemi pranë finishit, pesë kandidatë kanë kaluar vettingun

Ngritja e SPAK, Gent Ibrahimi: Jemi pranë finishit, pesë

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zbardhur detaje lidhur me procesin e ngritjes së SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Në një intervistë për ‘News 24’, Ibrahimi thekson se procesi është drejt përfundimit dhe se nga 15 kandidatë në garë, pesë prej tyre e kanë kaluar procesin e vettingut.

“Këtë sezon shpresojmë të finalizojmë SPAK , presim përfundimin e vettingut. Ka një vonesë që lidhet me kompleksitetin e reformës. Jemi afër finishit, 10 kandidatë për SPAK janë drejt finalizimit, 5 e kanë finalizuar procesin. Jemi ende në pritje për 2-3 javë, të ecurisë së vettingut, për një grup kandidatësh”, tha kreu i KLP.

Në garë për SPAK janë paraqitur deri tani 15 prokurorë. Këta kandidatë duhet të kenë kaluar edhe procesin e vetting-ut për të patur mundësinë që t’i bashkohen strukturës që do të hetojë zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe bandat e krimit të organizuar.

Të fundit