Flash News

KRYESORE

Ngritja e varrezave greke në Shqipëri, reagon për herë të parë PDIU

Ngritja e varrezave greke në Shqipëri, reagon për herë

PDIU ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të lejuar ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri. PDIU thotë se po ndjek me shqetësim këtë çështje teksa e vë edhe një herë theksin tek ngritja e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë.

“PDIU i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojë ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë. PDIU i kujton qeverisë shqiptare se paketat e deklaruara të bisedimeve, nuk mund të përmbajnë vetëm interesat e Greqisë, por zgjidhjet duhet të bazohen mbi reciprocitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Por, ndërkohë që nuk ka asnjë prononcim mbi bisedimet e Kretës, po shohim avancim të kërkesave greke, pa përparim në kërkesat shqiptare”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi e mbyll reagimin e saj duke i bërë “thirrje qeverisë të trajtojë me dinjitet kombëtar dhe reciprocitet, çështjet e mësipërme që kalojnë mbi interesat e momentit të partive politike, apo politikës së ditës, por që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, ndryshe do të përballet me reagimin e fortë të të gjithë shqiptarëve”.

Të fundit