Flash News

KRYESORE

Nicolas Sarkozy nën hetim për Kampionatin Botëror 2022

Nicolas Sarkozy nën hetim për Kampionatin Botëror 2022

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, është marrë nën hetim dhe do të gjykohet për marrje rryshfetesh në mbështetje të Emiratit të Katarit për organizimin e Botërorit të futbollit në vitin 2022. Gjatë kësaj kohe ai ishte në krye të shtetit francez.

Ndërkohë që ish-presidenti francez akuzohet edhe për transaksione parash i favorizuar nga shitja e ekipit francez PSG-së te biznesmeni i fuqishëm nga Katari Nasser al-Khelaifi, në mënyrë që të lobonte te drejtuesit e FIFA-s për dhënien e të drejtës së organizimit të Botërorit të Futbollit të vitit 2022.

Marrëdhëniet mes Francës dhe Katarit janë intensive në fushën e biznesit dhe investimeve. Shumë biznesmenë nga Katari sigurojnë astete publike në Francë. Ndaj ish-presidenti 62-vjeҫar rëndojnë dhe akuzat për falsifikim të llogarive personale gjatë fushatës për t'u rizgjedhur president në vitin 2012.

Avokati personal i Nicolas Sarkozy ka deklaruar se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore në lobimin në favor të Katarit për fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Të fundit