Flash News

KRYESORE

Nicole Kidman harron sërish se ka dhe dy fëmijë të adoptuar

Nicole Kidman fitoi çmimin e aktores më të mirë në një serial të shkurtër mbrëmjen e djeshme gjatë ceremonisë së Golden Globes. Ajo u vlerësua për rolin e saj në dramën “Big Little Lies” dhe sigurisht, ishte shumë e lumtur për çmimin.

Aktorja u ngjit në skenë dhe mbajti një fjalim prekës, i cili u kritikua nga fansat.

“E para, Faleminderit. Kjo do të thotë që vajzat e mia janë akoma zgjuar, kështu që Sunny, Faith, ju dua. Këtë do e sjell në shtëpi tek ju,” tha ajo.

Nicole Kidman, Keith Urban, Sunny dhe Faith

Kidman ka dy vajza me bashkëshortin e saj Keith Urban: Sunday Rose, 9 vjeçe dhe Faith Margaret 7 vjeç. Ka dhe dy fëmijë të tjerë, që nuk i përmendi në fjalim dhe këtu nisën kritikat.

Nicole Kidman, Tom Cruise, Isabella dhe Connor

Kur ishte e martuar me Tom Cruise, Nicole adoptoi dy fëmijë, Isabella tanimë 25 vjeçe dhe Connor, 22. Jo vetëm që s’i përmendi në fjalimin e Golden Globes, por s’i përmendi as në fjalimin e Emmy’s.

Isabelle dhe Connor Cruise

Shtatorin e shkuar, pasi fitoi çmimin e aktores më të mirë në një serial, ajo tha:

“Kam dy vajza të vogla, Sunny dhe Faith. Ky [çmim] është juaji.”

“Një ditë, këta të dy do të përmenden në fjalimet e Nicole Kidman,” shkruan dikush. Ndërsa një tjetër: “Nicole Kidman tha në fjalimin e saj ‘për vajzat e mia Sunny dhe Faith’… po vajza jote e parë, Isabella Cruise?”

(Anabel.al)

Të fundit