Flash News

KRYESORE

Nicole Kidman shpallet aktorja më e mirë

Nicole Kidman ka fituar çmimin e aktores më të mirë mbrëmjen e djeshme. Filmi ‘Big Little Lies’ ka qenë fituesi kategorisë së televizioneve në 23 vjetorin e 'Critics' Choice Awards'.

Filmi mori 4 çmime gjatë natës duke përfshirë edhe 'Best Actress In A Limited Series', e cila shkoi te Nicole Kidman.

“Çdo aktor në këtë sallë e di që është po aq i mirë sa aktorët e tjerë me të cilët ka punuar,”-tha Kidman kur u ngjit në skenën e Hangar Barker në Santa Monica, California.

Ylli i Hollywood falenderoi fëmijët e saj; Isabella, 25 vjeç dhe Conor, 22 vjeç, me ish-bashkëshortin Tom Cruise dhe Sunday e Faith me bashkëshortin Keith Urban.

Aktorja 50-vjeçare e Aussias ka luajtur viktimën e abuzimit familjar Celeste Wright në dramë pranë Reese Witherspoon

 

Të fundit