Flash News

KRYESORE

Nicole Scherzinger sfidon dietat dhe vajzat e dobëta

Nicole Scherzinger sfidon dietat dhe vajzat e dobëta

Ajo është joshëse, sesnuale dhe plot elasticitet me linjat e saj të përkryera. Bëhet fjalë për këngëtaren 39-vjeçare Nicole Scherzinger e cila falë pasionit të madh për kërcimi që e ka trashëguar nga e ëma, ia del të jetë në top formë.

Scherzinger tregon se miqtë më të mirë për të janë fitnesi, yoga dhe kërcimi, tre komponentët më të rëndësishëm që e mbushin atë me gjallëri dhe humor të mirë. Ajo nuk i pëlqen dietat e rënda, pohon se i pëlqen t’i hajë në mënyrë të shëndetshme të gjithë vaktet.

“Nuk i kam qejf dietat, mbaj mend që vetëm njëherë kam mundur të pi dy ditë shurup panje”, thotë ajo. Nuk i pëlqejnë femrat e dobëta dhe nuk mund të rrijë pa i ngrënë çokollatat e djathin. Duke mos reshtur kurrë së ushtruari, ajo arrin t’i hajë ato pa problem.

Të fundit