All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Nihilistët” vs “Entuziastët” në Korçë

“Nihilistët” vs “Entuziastët” në
All - Paragraf - 1

Naum Mara

All - Paragraf - 3

Ka një tregues kuptimplotë, të raportuar këto ditë, se Korça është ndër qarqet, të cilët janë varfëruar më shumë gjatë vitit 2016.

Menjëherë të shkon mendja në shkëlqimin festiv të qytetit, që propagandohet nga Bashkia dhe sidomos në rrjetet sociale nga “të entuziazmuarit” e udhëheqjes së majtë. Në to gjen se Korça ka “pazarin më të bukur në Ballkan”, “parkun më të bukur në Shqipëri”, “pedonalen më të mrekullueshme”, “teatrin më spektakolar”, dhe plot të tjera si këto.

Për të qënë një “nihilist” i moderuar, më duhet të pranoj se në Korçë, vërtet ka pasur shumë investime gjatë viteve të fundit në zonën qëndrore dhe që kanë rritur vizitueshmërinë. Të gjitha janë bërë ose me fonde nga qeveria shqiptare, ose nga donacione institucionesh dhe fondacionesh të huaja. (Rol ka luajtur edhe thellimi i borxheve të Bashkisë, por ky ka pasur një pjesë më të vogël).

Padyshim rolin kryesor në tërheqjen e fondeve e ka pasur ish-zëvendëskryeministri, Niko Peleshi dhe Bashkia. Ka gjëra, që edhe ‘nihilistët ekstremistë“ nuk i mohojnë dot.

Por, a nuk është e logjikshme, që  këto fonde të dhëna me bujari nga “thesi” i kryeministrisë apo nga të huajt, të reflektoheshin në të ardhurat e njerëzve të zakonshëm? Nuk duhet të shkonin këto para edhe në xhepat e muratorëve, gurgdhendësve, zdrukthtarëve, bojaxhinjve dhe gjithë mjeshtrave të tjerë, dhe prej tyre në konsum?

Si është e mundur të ndodhë një paradoks i tillë?

Qytet që shkëlqen me njerëz që thellohen në varfëri.

“Entuziastët” mund të thonë se këto janë të dhëna për Qarkun dhe na rrëzojnë Kolonja, Pogradeci dhe Devolli, të cilët nuk kanë Nikot e tyre në qeveri dhe as Bashkinë shëmbullore të Raqkës.

Por, a mund të jetohet më mirë, kur varfëria shtohet 20 km më tutje?

Jo, nuk mund të ekzistojë diçka e tillë.

Për një “nihilist”, faji është në orientimin “për shfaqje” të investimeve dhe në kalimin e një pjese të fondeve në kompani të kryeqytetit ose në “drejtime të paidentifikuara”. I zoti i thesit (në këtë rast Edi Rama) i jep fondet për të shkuar kryesisht në xhepa të caktuar, klientësh arkitektë dhe ndërtues.

Për “entuziastët” investimet publike dhe festat shtojnë turistët, që do shpenzojnë gjatë fundjavave dhe do rritin ekonominë.  

Për fat të keq, shifrat, hë për hë, janë në krahun e “nihilistëve”.

Ndaj i trembem “shkëlqimit të përkohshëm” të qytetit (në qendër), që nuk vjen nga rritja ekonomike e rajonit dhe pasurimi i qytetarëve të tij. Eshtë një shkëlqim që do vrasë gradualisht, jo vetëm qytetarët, por edhe vetë qytetin, që do ketë nevojë për fonde të mëdha mirëmbajtjeje të gjithë këtyre investimeve publike.

Fondet, jo vetëm është mirë të drejtohen atje ku krijohen vende pune, por edhe sikur të shpenzohen për ndihmë ekonomike të familjeve (sikundër thonë “nihilistët”) është më  mirë se “hedhja” e miliona eurove për të ndërtuar Kullë Vrojtuese.

Familjet në nevojë, të paktën do i shpenzojnë ato lekë për ushqim dhe veshje duke i qarkulluar brenda ekonomisë reale, atje ku fitojnë të gjithë.

 

Të fundit