Flash News

KRYESORE

Nike dhe Adidas në garë për klubet e futbollit

Nike dhe Adidas në garë për klubet e futbollit

Nike dhe Adidas, dy kompanitë më të rëndësishme të veshjeve sportive, janë prej kohësh në konkurrencë me përpjekjet e tyre për të pasur kontrata me klubet që u sigurojnë më shumë të ardhura.

Kompania amerikane Nike, që po kërkon të japë një ndihmesë në transferimin e Neymar te Reali i Madridit, ka nënshkruar me disa prej ekipeve dhe futbollistëve më të mirë në botë, përfshirë këtu Cristiano Ronaldon, Neymar, Modriç, Ramos, Mbappe, Lewandoëwki e shumë të tjerë.

Ndërkohë, Adidas ka në “skuadrën e tij” yllin e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarezin, Paul Pogbanë, por gjithsesi betejën me Nike për kontratat individuale me futbollistët e ka të humbur.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur bëhet fjalë për skuadrat më të rëndësishme të Europës. Këtu, beteja mes Adidasit e Nike është më e rivalizuar. Po të shohim listën e “Forbes”-it të 10 klubeve më të vlefshme në botë, 4 prej tyre kanë kontrata me Adidasin dhe 4 me Nike. Nëse analiza bëhet për 20 klubet më të vlefshme, Nike fiton një avantazh të lehtë, me 8 klube nën kontratë kundrejt 6 të Adidasit.

Të fundit