Flash News

KRYESORE

Nikla si Lazarati/ Energjia elektrike u ndërpre në të gjithë fshatin për të bllokuar të kërkuarit

Nikla si Lazarati/ Energjia elektrike u ndërpre në të gjithë

Në Nikël të Krujës është duke u zhvilluar një aksion policor i ngjashëm me atë në Lazarat, në vitin 2014-të. Më shumë se 20 blinda të RENEA dhe FNSH-së ndodhen në Nikël dhe deri më tani janë arrestuar dy persona dhe janë shoqëruar gjashtë të tjerë.

Uniformat blu kanë përdorur një truk për të bllokuar në banesa personat e kërkuar. Ata kanë ndërprerë energjinë elektrike në fshat që prej orës 04:00 të mëngjesit, çka u dha mundësi të organizoheshin pa u diktuar nga personat që ishin vënë në shënjestër.

Të arrestuarit nga policia janë Durim Bami dhe Flamur Haka, ndërsa midis të shoqëruarve janë Marenglen Haka, Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu.

Të fundit