Flash News

KRYESORE

Niko Kovac humb durimin me gazetarët: Ju e dini më mirë se unë

Niko Kovac humb durimin me gazetarët: Ju e dini më mirë se

Pas humbjes 5-1 të Bayernit ndaj Eintracht Frankfurt, Niko Kovac e kupton se rrezikon shkarkimin nga klubi bavarez. Ai po vuan intervistat e njëpasnjëshme sot nga gazetarët, të cilët natyrisht që nuk mund ta shmangin pyetjen a e pret ai një telefonatë me ton të ashpër nga dyshja Hoeness-Rummenigge.

Sky e pyeti kroatin nëse ka besimin e drejtuesve bavarezë. “Nuk mund të them gjë vetë. Ndjesia ime nuk është e rëndësishme. Kësaj pyetjejeje duhet t’i përgjigjen ata që vendosin për këto gjëra”, u shpreh tekniku. Duket qartë se ai nuk ndihet i sigurt në detyrën e tij.

ZDF e ngacmoi edhe më shumë Kovacin, i cili e humbi durimin. “Nuk e di nëse drejtuesit kanë besim tek unë. Ndoshta ju dini më shumë se unë. Si mund t’i di unë këto gjëra pas ndeshjes?”

Eh, Niko! Duket se kjo ishte dita jote e fundit si trajner i rekordmenëve të Bundesligës.

Të fundit