Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Nikoll Lesi për zgjedhjet lokale: Opozita fiton në Durrës; Veliaj në Tiranë rrezikon shumë
Botuesi i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi ka publikuar sot një analizë mbi zgjedhjet lokale të vitit 2019-të, ku flet për pritshmëritë e tij për dy qytetet kryesore, Tiranën dhe Durrësin.
Sipas Lesit, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e ka të sigurtë fitoren në qytetin bregdetar, kjo edhe për shkak të konsumimit të kryebashkiakut aktual, Vangjush Dako.
“Strategjia e opozitës do të jetë që nëse merr Tiranën, pasi Durrësin e llogarisin të fituar prej kohëve të Vangjush Dakos, mënjëherë do fillojnë demonstrata për rrëzimin e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme”, shkruan Lesi.
Sa i përket Tiranës, Nikoll Lesi nuk shikon një garë të lehtë për Erion Veliaj, pasi opozita do të përqëndrohet totalisht në këtë bashki për të fituar zgjedhjet.
“Nuk dihet akoma nëse kostoja e qeverisjes qendrore do të jetë më e madhe se rritja e votave të opozitës, pasi nëse është kështu Erion Veliaj rrezikon shumë. Çështja Teatri do të jetë edhe një test për Erion Veliaj, sepse angazhimi i tepërt i tij, pas kthimit nga presidenti Meta i ligjit në fjalë, mund ti shkaktojë kosto elektorale, personale”, shkruan ndër të tjera ai.
Lesi flet edhe për kandidatin e opozitës në kryeqytet, i cili mund të dalë nga shoqëria civile.
“Opozita ka disa kandidatura për t’u përballur me Erion Veliaj, por njera duket më e forta për rivalizim. Burime nga selia blu thonë se do të rakordojnë me LSI për emrin, jo vetëm për faktin se janë në një koalicion, por edhe se votat e LSI vendosin për emrin e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës. Opozita e ka pikësynim Tiranën, jo vetëm si pushtet vendor, por për goditur kryeministrin dhe PS-në mu në zemër të “perandorisë” së saj. Ndaj përzgjedhja e kandidatit apo kandidates do jetë një proces i shumëdiskutuar dhe publik nga opozita. Flitet edhe për një kandidat shumë të fortë nga shoqëria civile, por akoma mbetet te hipotezat. Mëgjithatë lëmshi ka filluar të zgjidhet në Tiranë ku duket Erion Veliaj do jetë përballë një femre, edhe simpatike, ose një pjestari zjarr nga shoqëria civile. Përballja në Tiranë, për Bashkinë, do jetë epokale, tamam si “beteja e Stalingradit”, shprehet Lesi.