Flash News

KRYESORE

Nikolla Gruevski: Dorëhiqem brenda 2 javëve

Nikolla Gruevski: Dorëhiqem brenda 2 javëve

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevskit duket se do të tërhiqet nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

“Pavarësisht përfundimit që do të dalë nga analiza e zgjedhjeve, edhe nëse gjendet një përgjegjësi e ima, sado e vogël qoftë ajo, unë do të dorëzoj dorëheqjen time”, deklaroi Gruevski.

Ai u shpreh gjithashtu se shpreson që dorëheqja e tij “të sjellë një klimë politike më të favorshme, si brenda partisë time, ashtu edhe për vendin”.

I pyetur se kur ka ndërmend që të paraqesë dorëheqjen, ish-kryeministri maqedonas iu përgjigj: “Shumë shpejt! Ndoshta brenda 1 ose 2 javëve”.

Të fundit