Flash News

KRYESORE

Nikolla lë pa paga pedagogët, reagon Vokshi: Është eksperiment i Ramës; të merren masa urgjentisht

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas mosdhënies së pagave pedagogëve nga ministrja Nikolla. Vokshi shprehet se për shkak të një eksperimenti të Ramës, nuk kanë kalur ende fondet. Deputetja demokrate i bën thirrje qeverisë që të reagojë urgjentisht.

“Ministrja e Ramës, Lindita Nikolla, duke u marrë me #eksperimentet e urdhëruara nga #Rama apo me “merkaton” e pushtetit ka lënë pa paga të gjithë pedagogët! Në universitete, askush nuk ka marrë rrogat sepse Qeveria ende nuk ka kaluar fondet ... Sot, Universitetet nuk kanë para në llogari për pagat. #Ministrja #Nikolla të sigurojë #URGJENT fondin e pagave për #Universitetet. #TeSigurohenUrgjentFondetPerPagaPerUniversitetet”, shkruan Vokshi në “facebook”.

Të fundit