Flash News

KRYESORE

Nikolla për kandiatët e PD që morën mandatet: Janë legjitime! Listat e poshtme të PS janë gjithë drejtorë e zv.ministra

Nikolla për kandiatët e PD që morën mandatet: Janë

Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e ftuar në News 24, përballë gazetares Nisida Tufa është shprehur se sipas saj, kandidatët nga opozita që kanë marrë mandatet e deputetit pas dorëzimit të të parëve, janë legjitime.

“Këta janë deputetë të listave, deputetë që kanë patur zona të caktuara dhe që janë në ato lista pikërisht për integritetin e tyre dhe potencialet që kanë”, u shpreh Nikolla.

Më tej ajo bëri një krahasim me kandidatët nga listat e PS-së, për të cilët u shpreh se sot janë drejtorë e zv.ministra ndonëse nuk morën mandatin e deputetit.

“Listat e poshtme të PS janë të gjithë drejtorë, zëvendës-ministra. Nuk ka vendosur PD numra kot, por kanë qenë përfaqësues të komunitetit për të marrë sa më shumë vota”, u shpreh Nikolla.

Të fundit