Flash News

KRYESORE

Nikolla replikon me Taulant Ballën: Kam punuar me mish e me shpirt

Nikolla replikon me Taulant Ballën: Kam punuar me mish e me shpirt

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Taulant Ballës, kryetar i grupit parlamentar, që disa ministra e prisnin shkarkimin pasi puna e tyre nuk po jepte rezultatet e duhura.

Por Nikolla e hodhi poshtë këtë pretendim në emisionin ‘A Krasta’ kur deklaroi se nuk ishte në dijeni të këtij pretendimi përpara se të shkarkohej.

“Unë nuk e dija që nuk po bëja një punë të mirë, po punoja me mish e më shpirt. Duhet kohë për të parë të gjitha këto vendimmarrje, e rëndësishme është që ministrat e rinj janë një energji e re”, u shpreh Nikolla.

Ish-ministrja vijoi t’i qëndrojë ligjit të arsimit të lartë, duke theksuar se është realizuar nga intelektualë jashtë politikës.

Ish-ministrja Nikolla rikthehet pas shkarkimit: Dorëheqja? Pyesni Ramën pse nuk e pranoi

Të fundit