Flash News

KRYESORE

Nikollë Lesi letër Baton Haxhiut: “Do e çosh Ramën për lesh, në presh”

Nikollë Lesi letër Baton Haxhiut: “Do e çosh Ramën

Politikani i njohur dhe botuesi i gazetës “Koha Jonë” , Nikollë Lesi, i ka drejtuar sot një letër publike analistit, Baton Haxhiu, ku i kërkon të mos i sugjerojë kryeministrit Rama ndarjen me Ilir Metën. “Rama dhe Meta janë të dënuar të futen sëbashku në këtë zgjidhje për zgjedhje. Ndryshe nëse Edi Rama merr aventurën e largimit të LSI-së, siç ia sugjeroni, e keni çuar Edi Ramën “për lesh, në presh”, shkruan Lesi. Sugjerimi i tij në këtë letër publike drejtuar analistit Baton Haxhiu, është që Rama të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe bashkë me Metën të futet në zgjedhje. Këtu, Lesi thekson se zgjedhjet pa opozitën janë të pamundura. “Zgjedhje pa opozitën, Baton i nderuar, nuk mund të ketë dhe as do ketë”, shkruan Lesi.

Të fundit