Flash News

KRYESORE

Ninxha Nainggolan sulmon Inter: Pinim duhan 6-7 lojtarë

Ninxha Nainggolan sulmon Inter: Pinim duhan 6-7 lojtarë

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan, ka dhënë një tjetër intervistë që ka shokuar opinionin sportiv në Itali. Inati i tij kryesor është me me klubin e Interit që e largoi, ndërsa ai konfirmon se po mundohet t'u tregojë atyre se kanë gabuar.

"Dua t'i tregoj Interit që bënë një gabim. Jam duke luajtur mirë dhe po marrim rezultate të mira me Cagliarin. Një fitore e madhe për mua dhe pse është shumë herët për të festuar.

"Ka shumë lojtarë që tymosin, pijnë duhan. Kur ishim me Belgjikën, ishim 6-7 lojtarë që pinim duhan, por vetëm për mua flitej dhe thuhej se pija".

"Gruaja me kancer? Jam qetësuar pak. Kam më shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve të mi. Po mundohem të rri me to pak më shumë kohë. Gruaja ime po lufton me kancerin dhe deri tani gjithçka ka shkuar mirë", - tha ai.

Të fundit