Flash News

KRYESORE

Nipi e goditi me thikë ditën e ditëlindjes, gjyshi vdes pas 6 ditësh në Spitalin e Traumës

Nipi e goditi me thikë ditën e ditëlindjes, gjyshi vdes pas 6

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 80- vjeçari Shaban Agaj, i cili një javë më parë u godit me thikë nga nipi i tij, në zonën e Freskut në Tiranë.

I moshuari që u plagos ditën kur kishte ditëlindjen, qëndroi 6 ditë në terapi intensive në reanimacion, ku shfaqi komplikacione të martën, të cilat i morën jetën.  

Bashkëshortja e tij, Hajrie Agaj, e cila po ashtu u plagos në të njëjtën kohë nga djali i vajzës, sipas mjekëve e ka kaluar rrezikun për jetën. Nisur nga këto rrethana, tashmë ka ndryshuar edhe akuza për autorin e krimit në familje, 19-vjeçarin Beniamin Kaso, që u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Shkak i sherrit mësohet të jetë bërë një shumë parashë të cilat nëna e djalit ia kishte nisur nga Gjermania, por që gjyshërit s’ia kishin dhënë nga frika mos i shpenzonte të gjitha.

Tashmë i riu akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Të fundit