Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Nipi i Pablo Escobar gjen miliona dollarë të fshehura në murin e një prej shtëpive të tij
Një nip i lordit famëkeq të drogës Pablo Escobar, ka thënë se ka gjetur një qese plastike me para me vlerë prej 18 milion dollarësh, (14 milion paund) të fshehura në murin e një prej shtëpive të xhaxhait të tij më Medellin.
Nicolás Escobar tha se nuk ishte hera e parë që gjente para në vendet ku xhaxhai i tij qëndronte për të mos u kapur nga autoritetet, pasi Escobari thuhet se fshehu miliona para në vendet ku qëndronte.
Në kulmin e karrierës së tij Escobar ishte personi i shtatë më i pasur në planet. Nicolás Escobar i tha kanalit televiziv kolumbian Red + Noticias, se përvec parave kishte gjetur gjithashtu një makinë shkrimi, telefona satelitorë, stilolaps prej ari, një aparat fotografik dhe një film filmi që nuk punonte.
Disa prej kartëmonedhave të dekadave të vjetra u prishën dhe nuk ishin më të përdorshme, tha Nicolás Escobar, i cili ka jetuar në apartament për pesë vitet e fundit.
Në intervistë, ai tha se e shoqëronte xhaxhain e tij në shumë raste dhe se ai ishte rrëmbyer një herë nga individë që kërkonin vendndodhjen e Escobar: "Unë u torturova për shtatë orë. Dy nga punëtorët e mi u sulmuan me një sharrë elektrike me zinxhir".
Një nga kriminelët më të pasur në histori, Pablo Escobar mendohet të jetë përgjegjës për rreth 4,000 vdekje.
Ai u vra në Medellin në 1993 kur ishte vetëm 44 vjeç.