Nis aksioni i IKMT në Astir, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Ka nisur që në orën 06.00 të mëngjesit aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në zonën e Astirit për projektin e Unazës së Madhe.

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar deri tek Sheshi Shqiponja, pasi IKMT parashikon të shembë 5 ndërtesa me shpërthim të kontrolluar.

Deri tani nuk ka patur rezistencë nga ana e banorëve, megjithatë forca të shumta policore, përfshirë FNSH dhe Shqiponja, janë të pranishme.

Ky aksion parashikohet të zgjasë dy ditë.