Flash News

KRYESORE

Nis dhe mbyllet menjëherë seanca e Kuvendit, Ruçi numëron orët: PD 17 orë, PS 13 orë...

Nis dhe mbyllet menjëherë seanca e Kuvendit, Ruçi numëron

Seanca e Kuvendit ka rinisur për disa minuta dhe më pas është mbyllur nga kryetari Gramoz Ruçi për shkak se deputeti i PD-së, Flamur Noka, nuk pranoi të dilte nga salla pas vendimit për përjashtimin e tij.

Fillimisht, Ruçi numëroi orët që opozita dhe mazhoranca kanë patur në dispozicion në foltoren e Kuvendit, pasi deputetët e PD-së e akuzuan se po përpiqet t’u mbyll gojën.

Sipas Ruçit, PS ka patur në dispozicion 13 orë në foltore, PD 17 orë dhe LSI 5 orë. Kjo sipas kryetarit të Kuvendit, tregon se opozita ka patur të gjithë hapësirën e nevojshme për të folur.

Për shkak se Noka nuk u largua nga salla, Ruçi e mbylli seancën dhe njoftoi se Kuvendi do të mblidhet nesër në orën 08:30.

Të fundit