Flash News

KRYESORE

Nis intervistimi për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Nis intervistimi për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë kanë nisur të intervistohen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

I pari që doli përpara Këshillit, ishte prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, i cili kandidon për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Muçi e ka nisur karrierën në vitin 2002 në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Muçi kaloi në Policinë e Shtetit ku mbajti postin e drejtorit të Drejtorisë kundër Krimit Financiar deri në gusht të vitit 2008.

Aktualisht, ai mban detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gjykata Kushtetuese deri më tani ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën. ndërkohë që si synim ka të nisë funksionimin normal në muajin shtator. E ndërsa të gjithë presin që ky institucion të nisë të funksionojë, dosjet që duhet të merren në shqyrtim vazhdojnë që të shtohen.

Të fundit