Flash News

KRYESORE

Nis java e parë e Superlingës, Kukësi mposhti Kamzën, Gjici refuzon Mziun

Nis java e parë e Superlingës, Kukësi mposhti Kamzën, Gjici

Ka nisur dje java e parë e Superligës me ndeshjen midis Kukësit dhe Kamzës së sapongjitur në Superligë. Kukësi fiton me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e Bakajt në minutën e 63. Por ajo që ra në sy në ndeshje, jashtë sportit, ishte fakti që presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk e takoi  Xhelal Mziun e Kamzës. Mes tyre nuk është vetëm futbolli, por edhe politika, pasi kanë konkurruar përballë njëri –tjetrit në zgjedhjet e 2015-s. Ata ruajnë ende“mëritë” e vjetra mes tyre. Ata ishin kundërshtarë për zgjedhjet lokale të 2015-ës për Bashkinë e Kamzës, por duket se rivalitetin nuk e kanë harruar, dhe këtë gjë e manifestojnë edhe në futboll, ku nuk ka aspak “miqësi”. Dy personalitetet e sportit nuk u takuan dhe as i dhanë dorën njëri-tjetrit. Presidenti i Kukësit ka tymosur cigare pa fund, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës e kaloi “stresin” me ujë.

Përsa i përket javës së parë Skënderbeu fitoi me rezultatin 2-0 me Flamurtarin, Teuta fioi 2-1 me Luftëtarin, ndërsa dy ndeshje do të luhen sot: Lushnja – Vllaznia dhe Partizani – Laçi.

 

Të fundit