Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Nis java e së vërtetës: Mazhoranca përballë gjashtë sprovave që i rrezikojnë ekzistencën politike
Nga e hëna e 17 qershorit deri të dielën, qeveria do të vihet përballë gjashte sprovave, që mund t'i rrezikojnë seriozisht ekzistencen e saj politike, qe prej vitit 2013, kur erdhi ne pushtet.
Së pari, 34 deputetë të saj kanë firmosur një nismë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta duke argumentuar se vendimi i tij për zhdekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit ështe anti-kushtetues. Në listë figurojnë emra, jo pak të rëndësishëm, si: Taulant Balla, Erion Braçe, Elisa Spiropali apo Blerina Gjylameti.
Një lëvizje e tillë mund të nxisë kreun e shtetit të provokojë shpërndarjen e parlamentit, pasi kërkesa e tij që iu drejua KQZ-së për numrin e saktë deputetëve në parlament nuk duket aq e rastësishme.
Së dyti, nesër është paralajmëruar publikimi i 16 përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, që sipas gazetarit Peter Tiede, do “të trondisin politikën në Tiranë”. Tabulatet telefonike përfshijnë biseda të drejtuesve të lartë të PS me eksponentë te larte të botes se krimit për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e pergjithshme të vitit 2017.
Përgjimet do t'i japin një tjetër shtysë kauzës së opozitës që dogji mandatet në 16 shkurt, pikërisht për kete shkak: zgjedhjet e pergjithshme te 2017-ës nuk ishin të lira dhe të ndershme.
Së treti, më 19 qershor ish-ministri Saimir Tahiri do të dalë para Gjykates së Krimeve të Rënda për tu përballur me akuzën ‘Trafik i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.
Ish-ministri, në daljet publike, gjithnjë ka folur me mesazhe të koduara ndaj kryeministrit Rama, me përmbajtje shantazhuese. "S'ka bir kurve që më ndalon", deklaroi ai me 19 prill 2018.
Së katërti, këtë javë, Këshilli i Europës do të marrë një vendim për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne tryezën e diskutimeve të BE-së janë tre alterinativa: ‘drita jeshile’ ndizet vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria i bashkohet grupit të Bosnjes dhe Kosovës; negociatat shtyhen për në shtator për dy shtetet; negociatat nuk hapen për asnjërin nga dy vendet ballkanike dhe nuk caktohet as një datë për shqyrtimin e tyre.
Hollanda, Gjermania, Franca dhe deri diku Belgjika kanë shfaqur rezerva për përpjekjet e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Së pesti, të mërkurën ose të enjten, gazeta Bild pritet të publikojë edhe disa përgjime të tjera, që mund të implikojnë drejtuesit më të lartë të mazhorancës. “…më shumë në ditët në vijim”, kështu i deklaroi Politiko.al, gazetari Peter Tiede, duke mbajtur te fshehte permbajtjen e tyre.
Së gjashti, të premten më 21 qershor, opozita do të organizojë protestën e nëntë kombëtare para kryeministrisë. Eksponentë të opozitës kanë paralajmëruar se ajo do të jetë më masivja e zhvilluar deri tani, duke shtuar se zemërimi i qytetarëve eshte aq i madh sa qe hera-heres kane pasur veshtirese per t'i menaxhuar.